Osmani përkujton viktimat e masakrës së Belegut NULL NULL 29.03.2023 11:03 29.03.2023 11:03 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Belegut të Deçanit, kur forca policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 46 shqiptarë. “Kjo masakër është një kujtim i dhimbshëm për jo vetëm për Belegun, por për gjithë Kosovën. Ajo tregon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës”. “Kujtimi i kësaj masakre është jo vetëm në funksion të mbajtjes gjallë të së vërtetës, por edhe motiv për të mos ndaluar së kërkuari drejtësi”, ka theksuar Osmani. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024