Osmani përkujton viktimat e masakrës së Belegut të Deçanit NULL NULL 29.03.2022 11:52 29.03.2022 11:52 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Belegut të Deçanit në 23 vjetorin këtij krimi të përgjakshëm nga forcat serbe. Ajo shkruan se nuk do ndalen asnjëherë për të kërkaur drejtësi për ta, përcjell Klankosova.tv. ”Prej më shumë se dy dekadash, 34 të vrarë në këtë masakër mbeten në listat e zhdukurve me dhunë. Të rënët do t’i kujtojmë përherë, ndërkaq për të zhdukurit me dhunë do t’i vazhdojmë përpjekjet që fati i tyre të zbardhet, e familjet ta kenë një vendprehje për ta. Të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë në Beleg janë e vërteta e luftës sonë, e cila do të vuloset kur autorët e krimit të nxirren para drejtësisë. Në kërkim të drejtësisë për ta, nuk do të ndalemi asnjëherë”, ka theksuar Presidentja Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 17 minuta më parë