Osmani përfaqëson sot Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë NULL NULL 28.02.2024 07:52 28.02.2024 07:52 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Tiranë të Shqipërisë në mbrëmjen e së martës. Ai do të pritet sot nga kryeministri Edi Rama, duke filluar nga ora 09:00. Në Samitin e parë mes Ukrainës dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë, e pranishme do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga presidenca. Ndërkohë, pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X”, kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën. Shqipëria ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ka dënuar luftën e saj në Ukrainë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 19/03/2025