Osmani për takimin për Asociacionin: Çka vjen prej Amerikës është e mirë (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 31.01.2023 20:53 nga Besnik Tahiri 31.01.2023 20:53 Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, pas një aktiviteti të përbashkët që e kishin, vendosën të kthehen këmbë në zyrë. Interesimi është enorm që nga udhëheqësit e shtetit të merret një qëndrim për atë që po ngjante në ambasadën amerikane. Aty ishin mbledhur përfaqësues të institucioneve, partive politike e shoqërisë civile për të diskutuar rreth Asociacionit e Komunave me Shumicë Serbe. E para u përgjigj shkurt e shqip, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërkohë Kurti, vazhdoi me heshtje deri në oborrin e presidencës kur vazhdoi të shkojë në kryeministri. Pa u zgjatur fare në përgjigje, konfirmoi se shefi i stafit të tij dhe shefi i stafit të kryetares janë prezentë në diskutimin e thirrur nga amerikanët. Ndërkohë zëvendësja e dytë e Kurtit, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, përderisa falënderoi ambasadorin Jeffrey Hovenier për ftesën , theksoi se Kosova ofron kronizën më të përparuar të të drejtave të pakicave në Evropë. Duke shkruar në Twitter, Gërvalla-Schwraz, shtoi se çdo model që sipas saj i mundëson Serbisë, të minojë sovranitetin e Kosovës, duhet të kundërshtohet nga të gjithë ata që duan paqe të qëndrueshme dhe raporte të mira fqinjësore në rajon.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months