Osmani pas ujdisë historike Azerbajxhan-Armeni: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt NULL NULL 09.08.2025 00:08 09.08.2025 00:08 Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur marrëveshjen e paqes së arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilën e ndërmjetësoi presidenti amerikan Donald Trump. Ajo në një postim në X duke përgëzuar presidentin amerikan, Donald Trump tha se kjo marrëveshje historike është dëshmi e asaj që mund të arrijë një lidership i fortë amerikan. “Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global:, shkruan Osmani, transmeton Klankosova.tv. Azerbajxhani dhe Armenia u pajtuan sot pas një konflikti që zgjati 35 vjet. Pas katër dekadash konflikti, Trumpi pajton Azerbajxhanin dhe Armeninë