Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush, gati të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme NULL NULL 04.10.2024 19:38 04.10.2024 19:38 Foto arkiv: Presidentja Vjosa Osmani Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte. Osmani tha se populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës, teksa shprehu gatishmërinë për çdo ndihmë të nevojshme. “Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv. Së paku 15 njerëz kanë vdekur në Bosnje dhe Hercegovinë, si pasojë e përmbytjeve që e kanë kapluar vendin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mundësia e një sulmi nga Serbia, Deda: S’mund të shpallet as gjendja e jashtëzakonshme pa Kuvend (VIDEO) 14/07/2025
Kosova “As Beogradi s’kish ditë me ma bo kështu” – Gardiani u dënua vetëm pse e njihte Faton Hajrizin (VIDEO) 14/07/2025