Osmani: Nuk votoj për mocionin – nuk kam ndryshuar qëndrim për PAN-in (VIDEO) NULL NULL 25.03.2020 22:27 25.03.2020 22:27 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të votojë për mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. “Nuk mund të pajtohem me mocionin sepse duke e votuar ne e braktisim vullnetin e qytetarëve për ndryshimin që kanë kërkuar. E di që ndjeheni të lodhur e të fyer dhe kështu ndihem edhe unë. Zëri jua sot nuk është dëgjuar”, ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova. “Kemi vendosur t’i lëmë të pashpresë mjekët në betejën e tyre jetësore, duke i demotivuar policët dhe duke i ndëshkuar ata me lehtësi të madhe. Sot do të duhej të merrnim vendime për t’ua lehtësuar punën mjekëve, policëve, pensionistëve. Do të duhej të diskutonim për hallin e bizneseve dhe masat e Qeverisë për punëtorët që nuk po mund të shkojnë në punë”. “Në Kosovë rrezikon të përhapet pandemia e dehumanizimi dhe përçarjes. Marrëveshja për bashkëqeverisje është kontratë që duhet të respektohet nga të gjithë. Rënia e Qeverisë nuk nënkupton rënien tuaj ndaj të keqes. Asnjë rënie nuk është e përhershme dhe asnjë betejë nuk është e pamundur. Kemi rënë e jemi ngritur sepse kemi mbështetur njëri-tjetrin. Kam besuar dhe besoj në vlerat që ju na i falët në qindra tubime të LDK-së në tubimet elektorale dhe shpresën që pamë pas 6 tetorit dhe pas krijimit të Qeverisë”. Osmani ka thënë se partitë e ish PAN-it nuk kanë ndryshuar ndaj dhe nuk do të votojë pro mocionit. “Kam respektuar çdo pikë të Kryetarit të LDK-së. Ai na ka thënë “Jo, Jo, ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmindhe nuk mund ta luftojnë as njërën as tjetrën, vetëm mund ta organizojmë për nevojat e veta”, e kishte për PAN”. “Ata janë të njëjtit, ata nuk kanë ndryshuar dhe unë s’e ndryshojë qëndrimin për ta. Besoj se qeveria LDK-VV ka qenë e zonja që ta luftojë krimin dhe korrupsionin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë