Osmani: Nuk mund të flitet për dialog me Serbinë, derisa neve na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash NULL NULL 16.04.2021 14:53 16.04.2021 14:53 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin belg, Jean-Louis Servais. Gjatë takimit Osmani ka theksuar se në bashkërendim me qeverinë po përpiqen qe t’i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës dhe se nuk mund te flasin për dialog me Serbinë, derisa ka vdekje njerëzisht për mungesë vaksinash. “Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa neve na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t’i sigurojmë ato”, ka thënë Osmani, transmeton Klan Kosova. Ndërsa ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej. “Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në kumtesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë