Osmani nga Gjilani: Oponentët tanë e dinë që vetëm një parti mund t’i dalë zot Kosovës NULL NULL 20.09.2019 21:39 20.09.2019 21:39 Gjatë një takimi me banorët e lagjes “Dardania” në Gjilan, kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani ka thënë se LDK-ja është më unike dhe më e fortë se kurrë drejt fitores së 6 tetorit. “Të gjithë oponentët tanë politikë e dinë që është vetëm një parti që mund t’i dalë zot Kosovës. Është vetëm LDK që do t’i bëjë qytetarët të ndiheni të nderuar dhe të respektuar kur përfaqësohen jashtë vendit. Ata që sot po kërkojnë votën tuaj i kanë të mbyllura dyert kudo në botë. Është vetëm LDK-ja që e ka çdo derë të hapur dhe nëpërmes këtyre dyerve ndërtojë miqësi dhe miq të cilët në vitin 1999 u bënë shpëtimtarët tanë. Atyre shpëtimtarëve ne nuk ua ngulim thikën pas shpine”. Ajo, si pothuajse në çdo tubim me qytetarë në këtë parafushatë ka kërkuar ndihmën e secilit. “Ata që keqqeverisën për 20 vjet sërish po e kërkojnë besimin tuaj. Keqpërdorën votën tuaj, taksën, djersën, punën, madje keqpërdorën edhe gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Ka ardhur koha që nga Dardania, nga Gjilani dhe e gjithë Kosova të jehojë një ‘boll ma’ njerëzve që keqpërdorën, njerëzve që vodhën, njerëzve që asnjëherë nuk i dolën zot Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024