Osmani nesër takon Escobarin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani nesër takon Escobarin

NULL NULL
16.03.2023 19:22
Osmani ne takim me Escobar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të presidencës, takimi do të nis nga ora 09:00 të paraditës.

“Në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se vizita e Escobarit në Kosovë vjen dy ditë përpara takimit të 18 marsit në Ohër, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Temë kryesore e takimit të Ohrit do të jetë aneksi i Planit Evropian.