Osmani nesër dërgon kërkesë në MSH për monitorimin e deputetëve që pinë duhan brenda Kuvendit NULL NULL 04.06.2020 20:59 04.06.2020 20:59 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë që të shqiptojë dënime për deputetët që e shkelin Ligjin për Duhanin në Kuvendin e Kosovës. Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit tha për klankosova.tv se kryekuvendarja nesër do të dërgojë me shkrim këtë kërkesë në MSH. “Nesër në mëngjes kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani do t’i dërgoj kërkesën Ministrisë së Shëndetësisë me shkrim”. “Ajo do kërkoj prej tyre që ta monitorojnë zbatimin e ligjit antiduhan dhe t’i shqiptojnë dënimet e parapara me ligj”, ka thënë Kupina. Vjosa Osmani kërkon publikisht dënime për deputetët që pinë duhan brenda Kuvendit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë