Osmani në Vjenë flet për momentumin e ri për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare NULL NULL 30.03.2023 15:03 30.03.2023 15:03 Vjosa Osmani Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Vjenë të Austrisë. Ajo do të flasë sot për momentumin e ri të integrimit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë, në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës. Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Kosovës në Austri. Paneli fillon në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=_yli0s3P5A8. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.