Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani në përvjetorin e Masakrës së Abrisë: Regjimi i Millosheviqit, egërsisht ua mori jetën 23 anëtarëve të familjes Deliu

NULL NULL
26.09.2023 10:27
Vjosa Osmani
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Abrisë.

“25 vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit, pamëshirshëm dhe egërsisht ua mori jetën, duke masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, fëmijë, pleq, gra e të rinj nga mosha 2-vjeçe e deri në moshën 94-vjeçe. Në këtë ditë kujtojmë edhe heroizmin e dëshmorëve të UÇK-së, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë”.

“Le t’i kujtojmë të gjithë ata që humbëm me dashuri e respekt, dhe le të punojmë së bashku që autorët e krimit të vihen para drejtësisë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.