Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani në festën Ditës së Zojës së Madhe, u drejtohet me fjalim të pranishmëve

NULL NULL
15.08.2024 14:26
Presidentja Vjosa Osmani gjate fjalimit te saj ne Letnice te Vitise ne manifestimin e festes se Zojes se Madhe
Presidentja Vjosa Osmani gjate fjalimit te saj ne Letnice te Vitise ne manifestimin e festes se Zojes se Madhe. Foto: Komuna e Vitise, Facebook

Komuna e Vitisë bën të ditur se mijëra besimtarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera sot morën pjesë në manifestimin e Ditës së Zojës së Madhe, në Letnicë.

Aty e pranishme ishte edhe presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve qendrore e lokale, ambasadave, komandës së KFOR-it, organizatave vendore e ndërkombëtare e të tjerë.

Pas meshës të cilën e udhëhoqi ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovë Dodë Gjergji, një fjalë rasti mbajti edhe presidentja Osmani e cila mes tjerash tha se Vitia ka shumë histori.

“Në radhë të parë ka Letnicën këtë vend të bukur ku Shën Tereza morri thirrjen si një vajzë e re për të shërbyer për tërë jetën dhe e keni Stubllën me shkollën e parë shqipe. Këto histori duke të ua tregojmë jo vetëm Kosovës por edhe tërë botës. Në këtë mënyrë ne e shndërrojmë Letnicën dhe Kosovën në një kryeqendër të turizmit dhe vizitave të shumta”, u shpreh presidentja Osmani. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.