Osmani në Antalia zhvillon disa takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime në Antalia të Turqisë përfundimit të diskutimeve brenda panelit në Forumin Diplomatik. “Në vazhdën e takimeve, Presidentja Osmani ka takuar edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq dhe kryeministrin e nominuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilët diskutoi për zhvillimet në rajonin tonë, rëndësinë e përshpejtimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian si dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për tejkalimin e sfidave dhe barierave me të cilat përballemi”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv. Pos tyre Osmani është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe me liderë të tjerë botërorë, “Presidentja Osmani poashtu ka takuar Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, Kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Singaporit, si dhe përfaqësues të disa shteteve jonjohëse. Në takime të ndara, Presidentja poashtu bisedoi me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj.Helga Schmidt, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Turkfolëse si dhe me deputetin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk”.
Kosova Sveçla nga Brukseli: KE rikonfirmon se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave 30.06.2022 21: 10
Video Lajme Hajni e vjedh kombin pa ndonjë frikë të madhe - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 21: 10