Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen

NULL NULL
09.11.2024 13:02
Foto e publikuar në X nga presidentja Vjosa Osmani.
Foto e publikuar në X nga presidentja Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në  35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, atë moment e ka konsideruar si historik për të gjithë Evropën.

Osmani përmes një shkrimi në X tha se më 9 nëntor të viti 1989, liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen, përcjell Klankosova.tv.

“35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit—një moment historik për të gjithë Evropën! Më 9 nëntor 1989, liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen. Rënia e murit ribashkoi familjet dhe një komb të ndarë, por gjithashtu frymëzoi një botë të tërë. U kujtoi të gjithëve se asnjë pengesë nuk mund ta pengojë lirinë”, shkroi tutje Osmani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.