Osmani merr pjesë në ndarjen e çmimeve të “Laureatët e Vitit” nga KOK NULL NULL 26.02.2023 13:44 26.02.2023 13:44 Komiteti Olimpik i Kosovës, mbrëmë ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Laureatët e Vitit” 2022. Në këtë ceremoni prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Më e mira te femrat u shpall xhudistja, Distria Krasniqi, ndërsa në kategorinë e meshkujve këtë çmim e fitoi boksieri, Shpetim Bajoku. Çmimi i trajnerit edhe këtë viti i takoi Driton Kukës. Përfaqësuesja e vitit te meshkujt u shpall ajo e futbollit, ndërsa te femrat, përfaqësuesja më e mirë ishte e hendbollit. Xhudisti Dardan Cena, i takoi çmimi shpresa olimpike te djemtë, ndërsa skitares Kiana Kryeziu, te vajzat. Me çmime speciale janë nderuar boksierja Donjeta Sadiku, dhe futbollisti Vedat Muriqi.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months