Osmani me ftesë të homologut Milo Gjukanoviq e viziton Malin e Zi NULL NULL 06.02.2023 17:08 06.02.2023 17:08 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Milo Gjukanoviq, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Osmani do të zhvillojë takim me Gjukanoviqin, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit. Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me kryeministrin Dritan Abazoviq. Në agjendën e presidentes së vendit është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit. Në Ulqin, Osmani përveç takimit me kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherësh është edhe investimi më i madh nga Kosova.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 2 months