Osmani: Masakra e Izbicës ndodhi në ditë bajrami (VIDEO) NULL NULL 28.03.2023 18:27 28.03.2023 18:27 I mbijetuari i masakrës së Izbicës, Adem Osmani, ka folur për ngjarjen në 24-vjetorin e kësaj ngjarje ku mbeten të vrarë 147 persona.. Osmani tha se në ditën kur ka ndodhur masakrën, ka qenë ditë bajrami. “Për herë të parë kemi dalë unë me një Ismet Osmani, i cili tash është i vrarë këtu. Kur i kemi parë të gjithë të vrarë, jemi tmerruar. Ka pasur njerëz pa kokë, pa këmbë dhe kemi shkuar në mal, iu kemi treguar të tjerëve”, është shprehur Osmani në “Info Magazine” në Klan Kosova. Tutje, ai tha se të vrarët nuk ishin vetëm prej fshatit Izbiccë, por sipas tij, ishin mbi 50 persona në lëndinë. “Mua këtu më janë vrarë 7 familjarë, ndër ta e kam babanë dhe mixhallarët. E këta nuk janë vetëm tonët, janë të të gjithë Kosovës”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months