Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani

NULL NULL
26.05.2023 07:24
Bujar Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Takimi zhvillohet në orën 09:00 dhe pas takimit të dy homologët  mbajnë konferencë për medie, njofton Klan Kosova.

Pas Gërvallës, Bujar Osmanin e pret në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar në orën 10:25, njofton Klan Kosova.

Ndërsa në orën 11:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, së bashku me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, Bujar Osmani do t’u drejtohet pjesëmarrësve të Akademisë së të Rinjve të OSBE-së dhe do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për t’u takuar me gjeneratën e re të kadetëve policorë nga të gjitha komunitetet.

Kryesuesi Osmani pastaj do të vazhdojë për në Mitrovicë për të marrë pjesë në diskutimin e organizuar me organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë dhe fëmijët nga komunitetet e cenueshme. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv