Osmani: Kryeministri i parë shqiptar po merr vlerësim maksimal nga qytetarët dhe miqtë ndërkombëtarë NULL NULL 13.02.2024 11:39 13.02.2024 11:39 Bujar Osmani Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin, po e vlerësojnë qytetarët dhe ndërkombëtarët si një veprim i duhur dhe i merituar, ndaj propagandat për injorim nuk mund të kenë sukses në publik. Osmani tha se për shumë vite shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të neglizhuar, teksa tanimë po arrijnë të kenë postet më të rëndësishme shtetërore. “Përkundër tentimit për injorim, dy kategori janë atë që japin mirënjohje, janë qyetetarët që e presin me respekt dhe e dyta është komuniteti ndërkombëtar. Sot bashkë më kryeministrin e parë nisemi për në Bruksel dhe kjo është një nder pritjet më të mëdha që ka pasur ndonjë kryeministër. Ne kemi qenë një popull i përjashtuar nga institucionet e vendit por tash kemi kryeministrin e parë shqiptar”, deklaroi Osmani në emisionin e mëngjesit në Klan Macedonia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zyra e Bislimit: Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE 38 minuta më parë
Kosova Pres vazhdim të mbështetjes amerikane ndaj Kosovës, edhe me Trumpin - thotë Ivo Stier 40 minuta më parë