23:50, 8 Prill 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se  Kosova po kalon në dy pandemi atë të koronavirusit dhe pandeminë si e quan ajo të politikanëve të papërgjegjshëm.

“Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Kjo deklaratë e Osmanit vjen pasi sot nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka quajtur bashkëpartiaken e saj Vjosa Osmanin, përkthyese të Hashim Thaçit, duke thënë  se ajo është e paguximshme pasi nuk kandidoi asnjëherë në Mitrovicë, komunën e saj prej nga vjen.

Konkurs Pune

Lexo më shumë