Osmani: Kosova është vendi më pro amerikan në botë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Kosova është vendi më pro amerikan në botë

NULL NULL
22.05.2023 15:04
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është vendi më pro amerikan në botë.

Ajo, në një konferencë për media pas takimit që pati sot me senatorët amerikan, ka deklaruar se Kosova çdo herë qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova partneri kryesor i ShBA-së në këtë rajon, siç dëshmohet në bashkëpunimin tonë të përditshëm Kosova është vendi më pro amerikan në botë. Kosova është rreshtuar 100 përqind me çdo vendim të politikës së jashtme dhe të sigurisë me ShBA-në dhe Evropën”, njofton Klankosova.tv.

“Prandaj, në këtë kohë kur e gjithë arkitektura e sigurisë së Evropës po rrezikohet nga mendësi hegjemoniste e autokratike, Kosova nuk ka asnjë dyshim se ku qëndron dhe për çka punon. Kosova gjithmonë është në anën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në anën e lirisë dhe vlerave të demokracisë”, ka thënë Osmani./Klankosova.tv/

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO