Osmani kërkon nga Komisioni Evropian ndihmë për t’i bindur shtetet e BE-së për liberalizimin e vizave NULL NULL 12.01.2021 14:20 12.01.2021 14:20 Ushtruesja e detyres së presidentes Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Oliver Varheyli. Osmani ka kërkuar nga Komisioni Evropian ndihmë për t’i bindur shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit ka theksuar se Kosova ka përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave Schengen. Ajo ka shprehur mirënjohje për BE-në për përkrahjen në luftimin me COVID-19. Në takim u diskutua po ashtu lidhur me mbështetjen e mëtejme të BE-së në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës si dhe për Planin e investimeve ekonomike. Vjosa Osmani tha se procesi i integrimit në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, duke konfirmuar vullnetin e institucioneve të vendit dhe të gjithë qytetarëve për avancim të mëtutjeshëm në këtë proces. “Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se mungesa e ambicies ose angazhimit nga secila palë në procesin e integrimit evropian do të thotë që mbështetja dhe besimi i qytetarëve në rrugën e integrimit në BE mund të dëmtohet”. Sa i përket dialogut me Serbinë, Osmani potencoi nevojën e unifikimit të gjithë spektrit politik në vend rreth këtij procesi në mënyrë që ai të përfundojë suksesshëm. Ajo kërkoi që BE të jetë e zëshme në raport me Serbinë në mënyrë që ky shtet t`i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë