Osmani kërkon mbështetje nga kryeparlamentari estonez NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në vizitën e saj zyrtare në Estoni është takuar edhe me kryetarin e Parlamentit, Juri Ratas. Në takim, Osmani ka thënë se Kosova pret nga Estonia mbështetje në synimet e saj integruese, njofton Klan Kosova. “Kosova mirëpret thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërkohë që presim mbështetjen e Estonisë në përpjekjet tona për fuqizim të shtetësisë dhe për proceset euroatlantike. Ndërkaq me ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e tanishëm të Komitetit për Çështje Evropiane, diskutuam për vitet e transformimit politik e digjital të Estonisë dhe reformat e nevojshme për integrim në BE”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Lajme Në kërkim për trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut 36 minuta më parë