0:06, 11 Korrik 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë që ka hapur rast në polici ndaj deputetit të LDK-së, Xhavit Ukajt i cili është vërsulur gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë që ka hapur rast në polici, ndërsa shpreson që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit.

“Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, shkruan Osmani në Facebook.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë