Osmani: Jam e bindur se “Sunny Hill” do të ketë vend më të përshtatshëm (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Jam e bindur se “Sunny Hill” do të ketë vend më të përshtatshëm (VIDEO)

NULL NULL
05/08/2022

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se festivali “Sunny Hill”, që edhe sivjet po mbahet në Gërmi, duhet të ketë hapësirë më të madhe dhe më të përshtatshme.

Ajo thotë se për këtë duhet të punojnë të gjitha institucionet për shkak se festivalet e tilla e promovojnë Kosovën dhe rininë e saj.

E para e vendit, në një intervistë për Klan Kosovën, shprehet e bindur se “Sunny Hill” do të ketë një hapësirë më të përshtatshme – çka edhe kishte nxitur debat të madh.

“Natyrisht që festivali meriton hapësirë shumë më të madhe dhe më të mirë, sepse e promovon Republikën e Kosovës në botë. Ne si institucione duhet të gjithë të sigurohemi që nëpërmjet punës tonë të përbashkët të bëjmë gjithçka që imazhi i vërtetë i Republikës tonë të jetë imazhi i rinisë së saj të mrekullueshme ashtu siç është edhe sot. Jam e bindur që do të ketë vend shumë më të përshtatshëm në mënyrë që edhe shumë të tjerë, që ndoshta kësaj radhe kanë mbetur larg festivalit për shkak të hapësirës më të ngushtë të kenë mundësinë që të jenë pjesë e tij viteve që vijnë”.

Osmani thotë se Kosova është me fat që ka kaq shumë artistë me famë botërore që e promovojnë vendin e tyre kudo dhe kurdo që munden në botë.

“Kosova është shumë me fat që shumë këngëtarë dhe artistë anë e kënd botës që kanë rrënjë shqiptare që janë nga Republika e Kosovës po vazhdojnë ta promovojnë atë. Natyrisht që ne do të punojmë bashkë me ta që imazhi i Kosovës në botë të jetë sa më prezent që të jetë e mundur, sepse kështu rritet përkrahje për Republikën e Kosovës. Dua ta falënderoj gjithsecilin që vazhdimisht flasin për Kosovën sa herë e kanë mundësinë e në veçanti Duan që e ka sjellë “Sunny Hill Festival” këtu në Republikën e Kosovës në mënyrë që nëpërmjet këtij festivali Kosova dhe rinia e saj e mrekullueshme, talenti dhe potenciali që e ka vendi jonë të jetë prezent në gjithë botën”.