Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani i kërkon ministrit suedez mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

NULL NULL
20.04.2023 16:58
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin për Punë të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit suedez ndaj Kosovës që nga vitet e 90-ta, në procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend e rajon, procesin e dialogut me Serbinë, si dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Osmani ka theksuar se me liberalizimin e vizave për Kosovën, mori fund padrejtësia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Presidentja kërkoi mbështetje nga Billstrom që Suedia si kryesuese e Këshillit të BE-së, ta mbështes aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, i cili është orientim strategjik.  Mbështetja e Suedisë në këtë drejtim, sipas Presidentes Osmani është thelbësore për të ecur përpara me procesin e anëtarësimit në BE, duke ia dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat./Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.