Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani, homologut letonez: Vendet tona kufizohen me shtete agresore – masat e BE-së të hiqen me prioritet

NULL NULL
20.03.2025 14:43

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit që ka pasur me homologun letonez, Edgars Rinkevics, ka thënë se Letonia e ka përkrahur jo vetëm procesin e shtetndërtimit por edhe të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Osmani tha se Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës, meqenëse sipas saj, të dyja vendet kanë një të kaluar të dhimbshme dhe po ashtu kufizohen me shtete fqinje agresore.

“Mirëpo sikurse Letonia, ashtu edhe Kosova jemi të përkushtuara thellë për vlerat euroatlantike, për parimin e fqinjësisë së mirë, gjithnjë duke e ruajtur sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. Roli i Letonisë si avokuese e vazhdueshme e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike, por edhe në organizata siç është Këshilli i Evropës, është i një rëndësie të veçantë”.

“Kosova vërtetë ka nevojë për kampion sikurse ju që do t’i prij përpara mbështetjes rrugëtimit tonë evropian dhe e vlerësojmë faktin se në mesin e këtyre kampionëve jeni ju. E ardhmja e Kosovës në BE nuk është jetike vetëm për ne si Kosovë, por mbetet si parakusht për një Evropë të lirë, të plotë dhe në paqe”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Më tej, e para e shtetit tha se Kosova po i prin me përgjegjësi të lartë reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt BE-së, teksa u shpreh se është koha që me prioritet të largohen masat, të cilat i quajti të padrejta, të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.

“Në Kosovë gjeni nivelin më të lartë të besueshmërisë së qytetarëve karshi BE-së, që gjithnjë, në çdo fazë është mbi 90 për qind. Prandaj, është koha që me prioritet të largohen masat e padrejta që BE-ja i ka akoma në fuqi ndaj Kosovës dhe po ashtu sa më shpejt që të gjendet mënyra dhe rruga përpara për statusin e vendit kandidat për vendin tonë”, tha ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.