Osmani: Gjendja e jashtëzakonshme u pa që s’ishte e nevojshme NULL NULL 25.05.2020 21:56 25.05.2020 21:56 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme të cilën e propozoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u pa që nuk ishte e nevojshme dhe se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej të më njoftonte mua sepse ky vendim duhej të kalonte përmes Kuvendit. “S’po shihet që ishte e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”, është shprehur Osmani. Ajo gjithashtu në emisionin Pressing të T7, tha se do duhej që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej ta telefononte Osmanin sepse vendimi i gjendjes së jashtëzakonshme duhej të kalonte përmes Kuvendit, transmeton Klan Kosova. “Sa i përket deklaratës së Mustafës, unë do doja që ai të më kontaktonte mua, sepse ky vendim merret në Kuvend, e që ta diskutonim paraprakisht”, ka thënë Osmani. “Ekspertët e sigurisë thoshin se nuk është e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme” Tutje, ajo tregoi pse nuk është deklaruar lidhje me çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri sot. “Nuk jam deklaruar sepse presidenti nuk e dërgoi dekretin në Kuvend”, shtoi Osmani. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë