Osmani: Fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të vendit në pajtim me vullnetin e popullit NULL NULL 6 days më parë 6 days më parë Ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel. Christine – Butel, e uroi Osmanin për fitoren në zgjedhjet parlamentare duke theksuar që mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës. E para në detyrë e shtetit e falënderoi përzemërsisht diplomatën franceze për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e presidentit Emmanuel Macron për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Osmani në takim tha se theksoi që pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja në vend të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit. Tutje në takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, bashkëpunimit dhe konsistencës në qeverisjen e ardhshme, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës përcjell Klan Kosova.