Osmani falënderon vendet që ndihmuan në çlirimin e Kosovës: Mirënjohëse për ekzistencën e vendit tim NULL NULL 29.03.2023 16:14 29.03.2023 16:14 Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani ka folur në Samitin e Dytë të Demokracisë, të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden. Osmani përmendi sida hapa në historinë e Kosovës që nga lufta e deri këtu, duke falënderuar vendet mike për ndërhyrjen që bën në vitin 1999. “Kosova është sot e lirë, pasi ju zgjodhët të mos i largoni sytë, por në vend të kësaj të qëndroni kundër tiranisë dhe kundër regjimit gjenocidal. Ne vazhdojmë të jemi mirënjohës për kontributin tuaj, për ekzistencën e vendit tim. Jo që vetëm ndihmuat për të ndërtuar institucione demokratike, por shpëtuat jetë dhe ju keni ndihmuar të ndërtojmë historinë tonë moderne duke qëndruar për atë që është e drejtë”, tha Osmani në Samit. Tutje presidentja i bëri thirrje vendeve mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovës, pasi kështu do të shtonin një vend mik dhe një aleat. “Dhe sot e shfrytëzoj rastin që të iu bëj thirrje vendeve mike që të mbështesin Kosovën, dhe për ato që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë tonë dhe institucionet tona demokratike, t’i bashkohen vendeve shumicë të botës dhe të bëjnë të njëjtën. Jo që do shtoni një vend mik, por një aleat”, deklaroi e para e shtetit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë