Osmani emëron gjeneralmajor Bashkim Jasharin, komandant të ri të FSK-së - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani emëron gjeneralmajor Bashkim Jasharin, komandant të ri të FSK-së

NULL NULL
30/11/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidencës.

‘Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, thuhet tutje.