Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani e Aliu në Dubai, marrin pjesë samitin për veprime ndaj ndryshimeve klimatike

NULL NULL
02.12.2023 19:57

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Librun Aliun, kanë marrë pjesë në “World Climate Action Summit” në Dubai, që ka të bëjë me ndryshimet klimatike.

Ata kanë shkrepur një fotografi së bashku me ish-sekretarin amerikan, John Kerry, raporton Klan Kosova.

“Përfundimi i ‘World Climate Action Summit’, ku edhe Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030”, ka shkruar Ali në Facebook.

“Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin z. John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga Zv. Presidentja e Sh.B.A-ve, znj. Kamala Harris”, ka thënë ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.