17:40, 27 Maj 2020

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësues të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Në takim u diskutua kërkesa e kësaj agjencie për sigurimin e buxhetit i cili do ta mundësonte funksionimin e zyrave të saj pas përfundimit të mbështetjes nga donatorë të huaj.

Osmani potencoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të kësaj agjencie për t’i garantuar qasje në drejtësi të gjithë qytetarëve të vendit, në veçanti kategorive sociale.

Në këtë kontekst, kryeparlamentarja u zotua se do të ndërmarrë hapa konkretë brenda kompetencave të saj për të ndihmuar agjencinë për ta siguruar buxhetin për funksionim të saj.

Drejtoresha ekzekutive e ANJF-së, Anita Alaj- Kalanderi, e njoftoi Osmanin se deri më tani kjo agjenci ka proceduar afro 45 mijë kërkesa juridike të qytetarëve.

Ajo ka theksuar se përkundër përpjekjes për t’u shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, agjencia nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë shkaku i kufizimeve buxhetore.​

Konkurs Pune

Lexo më shumë