Osmani: Duhet ta intensifikojmë nivelin e bashkëpunimit me Austrinë NULL NULL 29.09.2020 19:13 29.09.2020 19:13 Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë Chritoph Widinger. Në takim, përveç mbi situatën me pandeminë COVID-19, u diskutua edhe për punën e Kuvendit, planet për sesionin vjeshtor, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend me theks për procesin e dialogut me Serbinë. Osmani e falënderoi ambasadorin Widinger për angazhimin e tij aktiv në Kosovë dhe për mbështetjen e pakursyeshme të Austrisë. “Është e nevojshme që të punojmë në mënyrë aktive. Përkundër pandemisë duhet ta intensifikojmë nivelin e bashkëpunimit me Austrinë, me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e arsimit. Duhet të zgjerohemi dhe në fusha të tjera me potencial, si dhe të avancojmë bashkëpunimin ndërparlamentar, në veçanti diplomacinë parlamentare”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë