Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani dhe Lajçak takohen në Nju-Jork, diskutojnë për dialogun

NULL NULL
23.09.2022 00:32

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju-Jork.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për një zgjidhje konkrete.

“Në Nju Jork, u takova me Presidenten Vjosa Osmani. Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, ka shkruar Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.