Osmani: Ahmet Krasniqi u vra pabesisht nga ata që nuk e duan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës NULL NULL 21.09.2019 10:42 21.09.2019 10:42 Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek varri i Kolonel Ahmet Krasniqit. Osmani vlerësoi lartë rolin e tij në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës. “Sot 21 vite më parë është vrarë pabesisht në Tiranë ish-Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. Ai ishte strateg dhe vizion. Punoi me shumë shokë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U vra pabesisht nga ata që nuk e duan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ahmet Krasniqi e njohu si komandant suprem presidentin historik Ibrahim Rugova “. Ajo kërkoi zbardhjen e rastit të vrasjes, si shenjë e drejtësisë dhe jo hakmarrjes. ” Ne kërkojmë zbardhjen e vrasjes, sepse është plagë për ne dhe familjen. Jo si shenjë të hakmarrjes por si shenjë të drejtësisë “. Poashtu Vjosa Osmani, bëri homazhe edhe tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes. “Presidenti historik Ibrahim Rugova, i tregoj botës se shqiptarët janë popull paqësor dhe liridashës”- tha Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024