Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje (FOTO)

NULL NULL
26.09.2023 10:31
kreret e shtetit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i kushtoi një postim në Facebook policit të vrarë të dielën nga terroristët serbë.

Ajo u shpreh se dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku dhe se Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli.

“Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi”, shkroi Osmani.

Tutje e para e shtetit shprehet se Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje dhe se duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij.

“Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, përfundoi presidentja Osmani në postimin e saj.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.