Osmani: Afrim Bunjaku është hero i secilit shqiptar NULL NULL 25.09.2023 16:31 25.09.2023 16:31 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se polici i vrarë dje, Afrim Bunjaku, është heroi i secili shqiptar. Osmani gjatë ceremonisë së varrimit potencoi se Bunjaku bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës, raporton Klankosova.tv. “Jemi mbledhur këtu me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë për të nderuar një rreshter të përkushtuar i cili dje bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës”. “Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të por jo fundi i tij. Prej sot, Afrimi është heroi i secili shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës, sepse ai dje mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë”, u shpreh Osmani. “Do të kujtohet përherë sa të jetë Republika. Heroi më i ri i Republikës, dje dëshmoi se Kosova është mbi të gjitha, Afrim Bunjaku është dëshmi se shteti ynë ka nevojë se secili nga ne t’i bëhet gardian”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bogujevci: Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të Listës Serbe në kuvend? 2 orë më parë
Kosova Ky është objekti që ndërmarrja "Ibër Lepenci" po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi 4 orë më parë