Oskar me kategori të re dhe me kohëzgjatje të shkurtuar NULL NULL 08.08.2018 19:37 08.08.2018 19:37 Çmimi më prestigjioz i filmave, “Oskar”, tashmë do të ndahet edhe për një kategori tjetër të filmave, atë të filmave të popullarizuar. Po ashtu, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zgjasë më shkurt se herëve të tjera, vetëm tri orë, dhe më 2020 do të mbahet më herët sesa ishte e planifikuar. John Bailey, presidenti i rizgjedhur i Akademisë së Kinematografisë, Arteve dhe Shkencave, u tha anëtarëve përmes një e-mail-i, të mërkurën, se Bordi i Guvernatorëve i miratoi tri ndryshime të mëdha të kësaj ceremonie. Shikueshmëria për edicionin e 90-të të ndarjes së këtyre çmimeve ra dukshëm në 26.5 milionë shikues, 19% më pak se vitin e kaluar. Që nga viti 2008, kjo është hera e parë që ceremonia e Oskar pati më pak se 30 milionë shikues. Gjithashtu, ajo zgjati gati 4 orë dhe ishte më e gjata në më shumë se një dekadë. Më 2019, Oskarët do të ndahen më 24 shkurt ndërsa më 2020 më 9 shkurt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Bruce Springsteeni bashkohet në skenë me Zach Bryanin dhe Maggie Rogersin (VIDEO) 15 minuta më parë