Osimheni ëndërruaka të luajë në Premier Ligë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osimheni ëndërruaka të luajë në Premier Ligë

NULL NULL
06.03.2023 21:05
Victor Osimhen

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, ka thënë që po punon zellshëm që ta realizojë ëndrrën për të luajtur në Premier Ligë.

Sidoqoftë, ai mendon që fansat në Serie A janë më të mirët në botë.

Ylli nigerian po shkëlqen me Napolin, nga i cili klub u ble për 70 milionë euro më 2020.

“Shumë njerëz në mbarë botën e konsiderojnë Premier Ligën si ligën më të fortë, por tani unë jam në njërën prej ligave më të mira në botë e që është Serie A italiane”, ka thënë Osimhen për The Athletic.

“Po punoj shumë që të sigurohem që do ta realizoj ëndrrën e së luajturit në Premier Ligë një ditë, mirëpo siç thashë, është një proces dhe vetëm dua që ta mbaj këtë momentum dhe të vazhdoj të bëj mirë”.