OSBE-ja mirëpret përparimin në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë NULL NULL 20.03.2023 13:56 20.03.2023 13:56 Nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Michael Georg Link, pas takimit në Ohër, vlerësoi përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në arritjen e progresit dhe zhvillimin e marrëdhënieve normale dhe të fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ky është një lajm shumë i mirë nga bisedimet e nivelit të lartë të Dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në progresin e arritur më 27 shkurt të këtij viti, ku palët ranë dakord për planin franko-gjerman, i cili u mbështet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së”, tha Link. Link shtoi se duke rënë dakord me planin franko-gjerman më 27 shkurt dhe aneksin e tij më 18 mars, Vuçiq dhe Kurti treguan pjekurinë e lidershipit të tyre politik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë