OSBE, institucioneve: Garantoni liri të mediave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OSBE, institucioneve: Garantoni liri të mediave

NULL NULL
03.05.2015 10:16

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger, thotë se mediat e papenguara dhe profesionale janë qenësore për zhvillim demokratik të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Schlumberger me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Schlumberger iu bëri thirrje institucioneve që të garantojnë liri të shprehjes dhe liri të mediave, si dhe të sigurojnë një ambient më të sigurt pune për gazetarët që të informojnë publikun me kohë dhe në mënyrë objektive.

Ai poashtu ka dënuar fuqishëm sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, si dhe çdo lloj ndikimi ndaj mediave të pavarura.

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë dhe të sigurt, pa ndikime”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Schlumberger përgëzoi Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e performancës dhe financave të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Ai poashtu pati fjalë të mirë edhe për punën e Komisionit të Pavarur për Media në finalizimin dhe dorëzimin e Strategjisë për kalim në transmetim digjital tokësor te institucionet e Kosovës, si dhe Këshillin e Mediave të Shkruara për ruajtjen e parimeve të gazetarisë profesionale dhe etikës për mediat e shkruara dhe ato online, si dhe për promovim të zhvillimit të mëtutjeshëm të gazetarisë hulumtuese.