Orteku në alpet franceze vret katër persona - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orteku në alpet franceze vret katër persona

NULL NULL
09.04.2023 17:32
Alpet franceze

Një ortek në alpet franceze ka vrarë katër persona.

Orteku u rrëzua nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix.

Alpet janë një vend kryesor pushimesh gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve në Francë.

Madhësia e ortekut ishte rreth 1000 metra e gjatë dhe 100 metra e gjerë, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Dy helikopterë u dërguan për të ndihmuar në kërkim. Presidenti Emmanuel Macron tha se mendimet e tij ishin me viktimat.