Orlando Bloom ia blen të fejuarës unazën si të ish-gruas NULL NULL 19.02.2019 17:30 19.02.2019 17:30 Katy Perry ka një unazë të madhe, me ngjyra dhe në formë të lules, që kushton hiç më pak se 7,3 milionë dollarë. Kjo unazë duket krejtësisht e ngjashme me unazën që i fejuari i saj ia kishte blerë supermodeles Miranda Kerr. Fansat e të dyjave ishin shumë të shpejtë për ta vërejtur këtë ngjashmëri të unazave sapo Perry njoftoi se ajo është fejuar me aktorin Orlando Bloom. Ky i fundit i bëri një propozim shumë romantik këngëtares në ditën e të dashururave [festën e Shën Valentinit] e cila edhe u emocionua jashtëzakonisht shumë. Një burim afër çiftit ka treguar për revistën People se Bloom ka qenë duke e planifikuar propozimin për disa kohë – madje ai kishte marrë edhe lejen e prindërve të Perryt para se ta bënte propozimin. Kur ai e bëri një gjë të tillë, këngëtarja Katy Perry ishte shumë e ekzaltuar dhe po dridhej nga lumturia. Ajo e postoi më pas një fotografi me të fejuarin ku shihet edhe unaza e saj e cila në qendër ka një gur ngjyrë rozë katërkaratësh që rrethohet nga tetë diamantë të bardhë. View this post on Instagram full bloom A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on Feb 15, 2019 at 2:07am PST Ky dizajn me lule është i ngjashëm me unazën që Bloom e kishte blerë për ish-bashkëshorten e tij, Miranda Kerr – po ashtu kur i kishte propozuar asaj. Unaza e modeles Kerr ka një diamant në formë të lules në mes që rrethohet nga tetë petale nga diamanti. Kerr dhe Bloom janë fejuar në vitin 2010 ndërsa janë divorcuar në vitin 2013. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.