17:30, 15 Prill 2019

Orlando Bloom dhe Katy Perry po ndihen shumë të lumtur derisa po e planifikojnë dasmën e tyre.

“Ata janë një nga çiftet më të lumtura. Janë shumë të entuziazmuar që janë fejuar dhe aktualisht po e planifikojnë dasmën e tyre”, ka thënë një burim pranë çiftit për revistën People.

I njëjti burim ka thënë se 42 vjeçari Bloom dhe 34 vjeçarja Perry nuk kanë treguar shumë detaje për dasmën e tyre, por një gjë dihet – ata duan një dasmë shumë intime.

“Ata duan një ceremoni të vogël ku të pranishëm do të jenë vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë. Ata po planifikojnë edhe ta krijojnë familjen e tyre, po ashtu”.

Për momentin, çifti janë duke shijuar festivalin Coachella ku të premten janë parë shumë të lumtur derisa po ecnin dorë për dore.

Bloom dhe Perry janë fejuar në ditën e Shën Valentinit gjatë këtij viti.

Lajmin e mirë ata e kishin bërë të ditur  duke e ndarë të njëjtën fotografi, të rrethuar me shumë balona të kuq në formë të zemrës, në llogaritë e tyre në Instagram.

Katy Perry and Orlando Bloom | Katy Perry Instagram

Këngëtarja e njohur ishte martuar me 43 vjeçarin Russell Brand në një dasmë shumë intime në Indi në vitin 2010, pas 10 muajsh prej se ata ishin fejuar.

Në ndërkohë edhe Bloom ka qenë i martuar. Ai e kishte kurorëzuar dashurinë me modelen 35 vjeçare Miranda Kerr në muajin korrik të vitit 2010, një muaj pas fejesës.

Bloom dhe Kerr kanë djalin tetëvjeçare Flynn./ Klan Kosova

Konkurs Pune

Lexo më shumë