Orkestra e Filharmonisë dhe nxënësit e “Prenk Jakova” me koncert të përbashkët NULL NULL 04.03.2025 10:02 04.03.2025 10:02 Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, në kuadër të programit ”Arti në shkolla”, sot do të mbajë një koncert në dy termine, prej orës 14:00 dhe 15:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Nën udhëheqjen e dirigjentes dhe violinistes franceze Anna Göckel, orkestra do të prezantojë vepra nga kompozitorët Benjamin Britten dhe Joseph Haydn, transmeton klankosova.tv. Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Filharmonisë së Kosovës dhe Shkollës së Muzikës ”Prenk Jakova” në pjesën e dytë të këtij koncerti, përkrah instrumentistëve të Filharmonisë së Kosovës, do të paraqiten edhe nxënësit e kësaj shkolle. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltërt” shfaqja mysafire në Teatrin Kombëtar 1 orë më parë
Kosova “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: përvojat nga Shqipëria”, tryeza shkencore që mbahet sot në Prishtinë 5 orë më parë