Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Organizatat ekonomike të pakënaqura me Buxhetin, pritën investime (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 15.11.2023 20:29

Nga ekzekutivi mori dritën e gjelbër e shkoi në Kuvend.

Por projekt-buxheti i vitit 2024 prej 3.3 miliardë eurosh po kritikohet nga organizatat ekonomike që kërkojnë më shumë projekte konkrete në shpenzime kapitale.

Më shumë para për sektorin që llogaritet se mbush kuletën e shtetit, presin edhe në Lidhjen e Bizneseve të Kosovës.

Veç plotësimit gjatë shqyrtimit nga ligjvënësit, sipas kryetarit të LBK-së, Besart Dreshaj kërkohet edhe planifikim më i mirë.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, propozon që të përfshihen edhe reformat fiskale e largimi i TVSh-së gjatë importit nga bizneset.

Buxheti për vitin e ardhshëm është më i larti në histori të Republikës së Kosovës. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.