Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Organizata mbikëqyrëse bërthamore thotë se dy lokacione iraniane janë goditur

NULL NULL
13.06.2025 23:43

Autoritetet iraniane thonë se lokacionet bërthamore në Fordo dhe Isfahan janë goditur nga sulmet izraelite, sipas shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai thotë se autoritetet iraniane i kanë informuar ata, por nuk kanë më shumë informacione, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se pjesë të objektit të Natanzit “janë shkatërruar”, në sulmet që nga mëngjesi i hershëm i së premtes, përfshirë edhe uzinën mbi tokë.

Ka ndotje radiologjike dhe kimike brenda objekteve, thotë Grossi, por është e menaxhueshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.